Partizani ka startuar përgatitjet për edicionin e ri, ndërsa Florin Bratu ka hyrë menjëherë në punë sapo mori drejtimin e skuadrës dhe u prezantua si trajneri i ri i të kuqve për sezonin e ardhshëm.
Nga pamjet e publikuara, rumuni shihet teksa punon me grupin aktual të lojtarëve, të cilët kanë marrë udhëzimet e para taktike nga trajneri 46-vjeçar.
Të lidhura
None found
Bratu konsiderohet si një zgjedhje me potencial për pankinën dhe, nisur edhe nga deklaratat e bëra pas prezantimit te të kuqtë, la të kuptohet se Partizani do të luftojë fort për t’u shpallur kampion i Shqipërisë në sezonin 2026/27.
Klubi bëri të ditur gjithashtu edhe përbërjen e stafit teknik, i cili do të jetë në mbështetje të trajnerit për arritjen e objektivave të sezonit.
