Halil Geci ka reaguar me një postim publik lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e cilëson si “vizatim kufijsh me thikë mbi harta”.
Të lidhura
None found
Ai shprehet se, për një pjesë të madhe të qytetarëve, kjo çështje nuk është mbyllur asnjëherë dhe ende shihet si një kërcënim i rëndë për vendin. Sipas Gecit, Kosova nuk i përket askujt që ta ndajë, ta copëtojë apo ta përdorë si objekt pazari politik.
Në reagimin e tij, ai u kërkon qytetarëve të mos e lënë në harresë historinë, duke theksuar se përgjegjësia për vendime që prekin të ardhmen e vendit nuk zhduket me kalimin e viteve. Siç shprehet ai, “atdheu nuk shitet, por mbrohet”.
Postimi i plotë:
MOS E HARRONI KURRË! DËGJOJENI KËTË REALITET TË DHIMBSHËM PËR IDENË E “THIKAVE MBI HARTA”.
Dëgjojeni këtë realitet të dhimbshëm.
Për shumë qytetarë, ideja e një marrëveshjeje për ndarjen e Kosovës e përshkruar si “vizatim kufijsh me thikë mbi harta”,nuk është mbyllur kurrë. Ata besojnë se kjo ide vazhdon të jetë e pranishme dhe se ka pasur mbështetje edhe nga qarqe të caktuara politike.
Për ata që e shohin kështu, kjo nuk është politikë, por tradhti ndaj atdheut. Kosova nuk është pronë e askujt për t’u ndarë, për t’u copëtuar apo për t’u bërë objekt pazari politik.
Historia nuk duhet të harrohet. Populli ka të drejtë të dijë, të kujtojë dhe të gjykojë. Heshtja përballë çështjeve që prekin të ardhmen e vendit nuk është zgjidhje.
Atdheu nuk shitet, o zuzarë. Atdheu mbrohet!
Mbushuni mend dhe vini dorën në kokë. Nesër historia do të shkruajë për këtë ide dhe për veprimet e secilit. Barra e vendimeve të gabuara nuk do të mbetet vetëm mbi ju, por mund të rëndojë edhe mbi brezat që do të vijnë, mbi fëmijët tuaj.
Historia nuk harron, dhe përgjegjësia para atdheut nuk shuhet me kalimin e kohës.
