Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës janë shkaktuar kolona të gjata në dalje nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, pritjet kanë nisur nga ora 04:00 e tutje dhe lidhen me regjistrimin e hyrjes së qytetarëve nga pala shqiptare.
Në këto momente, vargu i automjeteve ka shkuar deri në afro 3.5 kilometra, ndërsa qytetarëve u është kërkuar që udhëtimin ta organizojnë duke pasur parasysh vonesat në kufi, shkruan “Bota sot”.
Për të marrë informata shtesë rreth gjendjes në pikat kufitare, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në këta numra:
045 198 000
045 198 606
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të njoftojnë për çdo ndryshim të situatës në pikat kufitare.
