Ministria e Mjedisit ka mbajtur një debat publik në kuadër të procedurës për dhënien e një leje të re të integruar mjedisore A për Çimentoren USJE, dokument që do të përcaktojë kushtet mbi të cilat kompania do të ushtrojë veprimtarinë e saj gjatë shtatë viteve të ardhshme.
Të lidhura
None found
Në këtë seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, të kompanisë, të komunitetit profesional, të organizatave mjedisore, si edhe qytetarë të interesuar, të cilëve u është dhënë mundësia të paraqesin qëndrimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me draft-lejen.
Megjithëse Ministria e Ambientit deklaroi se kriteret e reja të punës për këtë kompani janë harmonizuar me direktivat evropiane, kjo nuk i bindi përfaqësuesit e iniciativës qytetare “Stop Usje”, të cilët kërkuan që kompania të mos pajiset me lejen ekologjike A për periudhën e ardhshme 7-vjeçare, nga viti 2027 deri në vitin 2034.
“Deri më tani gjithçka që kemi dorëzuar si propozime dhe vërejtjet tona nuk janë implementuar. Edhe pse çdo ditë po dëgjojmë se gjithçka do të jetë sipas standardeve evropiane, ajo nuk figuron në asnjë dokument. Ne duam të shohim në mënyrë të shkruar dhe shqetësimet mbesin po ato që i kishim kufiri i ndotjes, dhe aspekti i monitorimit dhe publikimit të shkallës së ndotjes.”, – deklaroi Marija Manolço nga Iniciativa Qytetare “Stop USJE”.
Nga ana tjetër, Ministria e Ambientit përsëriti se procedura për pajisjen me leje pune po zhvillohet në përputhje me direktivat evropiane.
“Lejen e re të punës të cilën do ta marrin do të bazohet në bazë në kushtet e reja, të cilat dalin nga ligji i ri për kontroll, dhe qëllimi i kësaj debati është rritja e transparencës në dhënien e licencës. Dhe kemi biseduar edhe me iniciativën qytetare “Stop USJE”, dhe gjatë javës tjetër do t’i pranojmë në ministri, por mund të garantojmë se kërkesat e reja janë në përputhje me direktivat evropiane.”, – theksoi Besa Tateshi nga Ministria e Ambientit.
Edhe përfaqësuesit e kompanisë thanë se USJE, gjatë gjithë viteve të funksionimit, ka operuar sipas standardeve të kërkuara dhe se në të njëjtën mënyrë do të vazhdojë edhe me parimet e reja, më të rrepta.
“I ndjekim të gjitha publikimet, por unë mund të them se TITAN USJE është duke punuar me përgjegjësi më të lartë dhe në mënyrë transparente, prandaj edhe jemi këtu, që t’i dëgjojmë të gjitha shqetësimet e tyre, dhe t’u japim shpjegim këtyre shqetësimeve, por unë besoj fuqishëm se problemi është tek keqkuptimi, por besoj se përmes dialogut do ta rrisim besimin.”, – u shpreh menaxherja mjedisore në fabrikën e çimentos USJE, Natasha Bakreska.
/rtm2
