KFOR jep hollësi për “Shpata e Artë 2026”, stërvitjen me Policinë, EULEX-in, AME-në dhe FSK-në për menaxhimin e krizave

KFOR-i ka bërë të ditura më shumë informacione për ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”, të zhvilluar së bashku me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

Të lidhura

None found

Sipas KFOR-it, pjesë e këtij ushtrimi ishte edhe personeli i FSK-së, ndërsa stërvitja shërbeu për të vënë në provë zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave në menaxhimin e krizave në disa skenarë të ndërlikuar të sigurisë, përfshirë edhe rastet që kanë të bëjnë me trajtimin dhe asgjësimin në mënyrë të sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Policisë së Kosovës (PK) dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) realizuan aktivitete të përbashkëta stërvitore në kuadër të ushtrimit “Shpata e Artë2026”.

Ky ushtrim u organizua në zonën stërvitore të Kampit Vrelo në Prishtinë dhe kishte për qëllim testimin e zbatimit të kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë situatash komplekse të sigurisë, duke përfshirë edhe ato që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

KFOR-i theksoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të mbështetur në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me synimin për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Po ashtu, KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


Shtuar 3.07.2026 21:56

Tags: , ,
betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkKavbetHoliganbetlunabetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibombetkolikgalabetKickmatbetlunabetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetZirvebetjojobetJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş