Ish hetuesi Agim Rexhepi alarmon për shtimin e vrasjeve në Kosovë: Kërkohet goditje e bashkërenduar ndaj tregut ilegal të armëve

Rritja e vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda me armë zjarri në Kosovë ka shtuar ndjeshëm shqetësimet lidhur me sigurinë në vend.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për “Bota sot”, ish hetuesi Agim Rexhepi theksoi se dhuna me armë nuk duhet parë më si raste të ndara, por si një çështje serioze që kërkon reagim të fortë nga institucionet dhe hapa konkretë për mbrojtjen e qytetarëve.

“Para së gjithash, më lejoni të ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur nga dhuna me armë është një tragjedi për familjen, por edhe një alarm serioz për shtetin dhe shoqërinë.

Rastet e fundit tregojnë se dhuna me armë nuk mund të trajtohet më si incidente të izoluara. Ato kërkojnë një reagim të vendosur institucional ndaj qdo individi të dyshuar. Siguria publike është një nga përgjegjësitë themelore të shtetit dhe çdo qytetar duhet të ndihet i mbrojtur në rrugë, në shtëpi dhe në vendin e punës”, ka deklaruar ai.

Më tej, Rexhepi kërkoi që qasja e shtetit të ndryshojë, duke vënë theksin te zbatimi i ligjit dhe kontrolli efektiv i armëve që ndodhen në qarkullim.

“Kontrolli mbi armët duhet të forcohet ndjeshëm. Nuk mjafton vetëm legjislacioni ekzistues nëse ai nuk zbatohet me rigorozitet. Duhet të ketë kontrolle më të shpeshta për posedimin e armëve, verifikim të vazhdueshëm të lejeve, konfiskim të menjëhershëm të armëve që mbahen në mënyrë të paligjshme dhe ndëshkime shumë më të ashpra për trafikimin dhe posedimin ilegal të tyre. Çdo armë e paligjshme që hiqet nga qarkullimi është një rrezik më pak për jetën e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Sipas Rexhepit, Policia duhet të shtojë operacionet parandaluese dhe të godasë grupet që furnizojnë tregun ilegal të armëve, ndërsa prokuroria dhe gjykatat duhet t’i japin përparësi trajtimit të këtyre rasteve.

“Po aq i rëndësishëm është edhe veprimi i Policisë dhe institucioneve të drejtësisë. Policia duhet të intensifikojë operacionet parandaluese, kontrollet në zonat me rrezik të lartë, mbledhjen e inteligjencës dhe goditjen e grupeve kriminale që furnizojnë tregun ilegal të armëve. Ndërkohë, prokuroria dhe gjykatat duhet të trajtojnë me prioritet rastet që lidhen me armë ilegale dhe krime të dhunshme, duke dhënë dënime që shërbejnë si pengesë reale për autorët e mundshëm”, ka vijuar ai.

Në përmbyllje, ai nënvizoi se duhet më shumë bashkëpunim mes institucioneve, shkollave, familjeve dhe shoqërisë civile për të frenuar radikalizimin dhe dhunën, duke theksuar se parandalimi ka të njëjtën peshë si ndëshkimi.

“Në të njëjtën kohë, nevojitet bashkëpunim më i madh mes institucioneve, shkollave, familjeve dhe shoqërisë civile për të parandaluar radikalizimin, konfliktet dhe kulturën e dhunës. Parandalimi është po aq i rëndësishëm sa edhe ndëshkimi.

Mesazhi duhet të jetë i qartë: në një shtet demokratik nuk mund të tolerohet që armët të përdoren për zgjidhjen e konflikteve apo larjen e hesapeve. Sundimi i ligjit duhet të jetë më i fortë se çdo individ apo grup kriminal. Vetëm përmes zbatimit të pakompromis të ligjit, forcimit të kontrollit mbi armët, reagimit profesional të Policisë dhe drejtësisë efikase mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe të parandalohet përsëritja e tragjedive të tilla.

Ky është momenti që institucionet të veprojnë me vendosmëri, sepse siguria e qytetarëve nuk është çështje debati politik, por detyrim themelor i shtetit”, ka përfunduar Rexhepi për “Bota sot”.

Image


Shtuar 3.07.2026 18:27

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMatbetHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş