Oerd Bylykbashi: Shteti i kriminalizuar ka nxjerrë njerëzit në shesh, easti Balluku, korrupsion i organizuar shtetëror

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi, foli përballë kreut të SPAK Klodian Braho. Deputeti demokrat listoi një sërë problemesh, ku theksi ishte te krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Gjithashtu, Bylykbashi shpalosi lidhjet e krimit dhe korrupsionit me shtetin. Ai mori rastin e Ballukut si dhe dosjen AKSHI, ku krimi është shtrirë edhe në prokurimet publike.

Të lidhura

None found

Sakaq, Bylykbashi përmendi dhe dosjen Aruba ku shteti vihet në dispozicion të krimit trannacional në pastrimin e parave.

Bylykbashi: 19 kriminel në parlament. Modeli ishte përdorimi i kriminelëve në zgjedhje. Është sofistikuar përveçse po anestetizohet ligji i dekriminalizimit. Persona të dënuar po e mbajnë mandatin. Krimi po zgjedh kandidatë dhe po i sjellin në parlament. Po përpiqemi të shkojmë te e drejta e zgjedhësve me votë të drejtpërdrejt;. Unë preferoj listën mazhoritare. Dhe problemi që kam unë që kjo nëse nuk do ketë ndërhyje të këpusë duart e korrupsionit krimit oligarkëve do shohim më shumë deputetë të këtij lloji. Fuqi të treta që do donin të kishin megafonin e vetë në parlament. Do financojnë dhe do e kenë. Përmes votës së drejtpërdrejtë.

Ju keni rol në këtë aspekt. Nëse do ishte rastësore nuk do ishte problem. Kur janë të organizuara bëhen problem. E kuptoj se është barrë e rëndë për SPAK. Në fund fare volumi i krimit korrupsionit shtetëror galopant dhe e gjithë ajo që ndodh rrotull nesh janë shumë të mëdhaja për këtë filtër. Kemi korrupsion të organizuar shtetëror. Rasti Balluku është perfekt. Kemi krimin e organizuar që është pavarësisht shtetit, është dhe transnacional.

Mafia shqiptare e dyta më e rrezikshmja në Europë. Kanë kaluar nga ushtarë në protagonistë. Më kanë thënë drejtues të hetimit antimafia, nuk kemi besim të punojmë me autoritetet shqiptare. E them me përgjegjësi. Ata që flisnin po thonin diçka shumë të besueshme. Rrjedhin informacionet. Kemi dhe krimin dhe korrupsionin e organizuar në zgjedhje. Perfekt. Në Durrës e kemi model. Një më një prodhon në momentin kur shteti përmes zgjedhjeve të korruptuara përdoret shteti që të kapen zgjedhjet. Krimi i organizuar mes shtetit për pastrim parash. Rasti Aruba. Shqipërinë e kthejmë në Albanian Files të gjitha janë si dritat e ndezur natën që tërheqin fluturat e korrupsionit. Jua e lehtëson ju punën.

Ja ku e kemi Tiranën, po çudisim çdokënd. Një mision faktmbledhës i PE, kemi dhe krimin e organizuar në prokurimin publik. AKSHI. E keni ende në hetim. Kanë nisur zotërinjtë kryesor. Kemi ardhur te një fazë ku nuk po ndajmë krimi nga shteti. Nuk po e kuptojnë më nga vjen e keqja. Jemi te kriminalizimi i shtetit apo shtetëzimi i krimit. Anëtari i Kongresit amerikane Joe Ëillson, ka propozuar një amendament që kërkon në një raportim atje përmes një amendamenti raportimin e narko trafikut dhe korrupsionit në Shqipëri. Sekretari do paraqesë Kongresit një raport të klasifikuar për shkallën e narko trafikut në Shqipëri dhe përfshirjen e shtetit në lehtësim.


Shtuar 3.07.2026 12:06

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş