Rama për DW: Shqipëria është model i lirisë, jo në krizë besimi; për projektin do të flasim kur të jetë gati, synimi im mbetet tërheqja e investimeve të huaja

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat që prej disa javësh po mbahen në Shqipëri.

Gjatë një interviste për Deutsche Welle, të dhënë teksa merrte pjesë në festivalin e biznesit dhe inovacionit “r26” në Bochum të Gjermanisë, Rama u ndal te protestat, por edhe te këndvështrimi i tij për zhvillimin e vendit, inteligjencën artificiale dhe sfidat që lidhen me demokracinë.

Të lidhura

None found

Prej një muaji, qytetarë shqiptarë protestojnë çdo ditë kundër projektit të miratuar nga qeveria për ngritjen e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner. Ajo që në fillim ishte kundërshti ndaj këtij investimi, me kalimin e kohës është kthyer në një lëvizje politike më të gjerë.

Në intervistë, gazetarja ngriti fillimisht çështjen e inteligjencës artificiale, demokracisë, pushtetit dhe qeverisjes. Ajo theksoi se Shqipëria pritet të marrë një injektim të madh financiar, duke iu referuar rreth 4 miliardë eurove që pritet të vijnë nga zhvillimet turistike në bregdet, dhe pyeti se çfarë roli do të ketë inteligjenca artificiale në monitorimin e këtyre investimeve, për të garantuar transparencë mbi destinacionin e këtyre parave.

Rama u përgjigj se nuk e sheh lidhjen mes këtyre dy çështjeve, por shtoi se inteligjenca artificiale mund t’i ndihmojë institucionet dhe shoqërinë që çdo ditë të kenë më shumë dije dhe të përfitojnë nga një ndihmë, që sipas tij është krejtësisht e paimagjinueshme, për sa i përket aftësisë për të informuar dhe këshilluar. Sipas tij, ky është drejtimi ku do të shkohet.

Në një tjetër pjesë të bisedës, gazetarja e pyeti për besimin te arkitektura e pushtetit, duke thënë se aktualisht në Shqipëri ekziston një krizë besimi ndaj saj. Ajo përmendi se protestuesit flasin për mungesë demokracie, mungesë konsultimi publik dhe mungesë mbikëqyrjeje, dhe kërkoi të dijë si do t’i bindte ata se këto ekzistojnë.

Rama e kundërshtoi këtë vlerësim, duke deklaruar se në Shqipëri nuk ka krizë besimi. Ai tha se Shqipëria është një shembull i bukur i lirisë dhe i demokracisë në veprim, me një bulevard që u përket njerëzve të të gjitha shtresave, të cilët kanë qëndrimet e tyre dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet. Sipas tij, kjo është një meritë e Shqipërisë dhe jo një problem i saj.

Më tej, gazetarja e orientoi bisedën te ideja e bukurisë, duke vënë në dukje se si artist ai e kupton rëndësinë e saj dhe mënyrën se si transformimi i hapësirës publike mund të ndikojë në mënyrën si një komb e percepton veten. Në këtë kuadër, ajo pyeti se çfarë thotë për Shqipërinë që ai po ndërton, nëse e ardhmja e vendit duket si një resort luksoz i Trump-Kushner.

Në përgjigje, Rama tha se mund t’i japin leksione për shumë fusha, si ekonomia, çështjet ligjore, bujqësia apo shëndetësia, por jo për bukurinë. Ai sqaroi se jo për shkak se është artist, por sepse ka shërbyer si ministër i Kulturës, si kryetar bashkie dhe tani si Kryeministër, duke e mbështetur mënyrën e tij të të menduarit te bukuria, transformimi i hapësirës publike dhe transformimi urban. Sipas tij, kjo ka qenë pjesë e pandarë e rrugëtimit të tij.

Ai shtoi se fakti që Shqipëria sot pret 12 milionë turistë lidhet pikërisht me këtë përpjekje. Për këtë arsye, theksoi ai, bukuria është diçka tek e cila beson dhe për të cilën lufton.

Rama reagoi edhe ndaj përmendjes së emrave në pyetje, duke i thënë gazetares se po tregohej paragjykuese. Ai tha se nuk mund të përgjigjej në atë mënyrë, pasi ajo po përmendte emra, dhe pyeti se si mund të përgjigjej dikush se si mund të dukej një projekt i Trumpit dhe Kushnerit.

Sipas tij, ai nuk po sjell as njërin dhe as tjetrin si projekt. Rama theksoi se projekti është ende në zhvillim dhe se vetëm kur të jetë gati, atëherë mund të diskutohet për projektin. Ai nënvizoi se nuk do të diskutojë njerëzit, personazhet apo betejat ideologjike me ta, duke i cilësuar ato si beteja të gazetares dhe jo të tijat.

Në fund, Kryeministri tha se beteja e tij është të sjellë në Shqipëri investime të huaja direkte. Po ashtu, ai u shpreh se synimi i tij është të realizojë zhvillime që jo vetëm do të jenë të mëdha për Shqipërinë, por edhe një dhuratë për Evropën.


Shtuar 2.07.2026 19:12

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet