Jasir Asani është bashkuar sërish sot me skuadrën iraniane të Esteghlal, duke qenë pjesë e seancës së parë stërvitore të ekipit pas një periudhe të gjatë largimi.
Lidhur me këtë rikthim, vetë anësori i Kombëtares shqiptare reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se ndihet i lumtur që është kthyer në një vend me të cilin lidh vetëm kujtime të bukura.
Të lidhura
None found
“Pas një kohe të gjatë, rikthehem në Iran. I lumtur të stërvitem sërish me Esteghlal. Një ndeshje e veçantë të rikthehet në vendin ku je përmbushur vetëm me kujtime të mëdha”, shkruan 31-vjeçari.
Disa javë më parë, emri i Jasir Asanit u përfol për një transferim të mundshëm te Getafe në kampionatin spanjoll, por deri në këtë moment ende nuk ka asnjë zhvillim të qartë për atë që pritet të ndodhë me të ardhmen e tij.
