Një nga protestuesit bëri të ditur se të enjten, në orën 10:00, përpara Parlamentit do të zhvillohet një tjetër protestë, si reagim ndaj dhunës së ushtruar mbi protestuesit më 30 qershor.
Ai paralajmëroi edhe efektivët e policisë që të tregohen të kujdesshëm, duke thënë se qytetarët mund t’i çojnë madje edhe në burg.
Të lidhura
None found
“Dje forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të neveritshme, prandaj nesër të gjithë në orën 10:00 te Kuvendi. Policët të kenë kujdes sepse qytetarët kanë në dorë t’ju pushojnë nga puna dhe t’ju çojnë në burg.
Parlamenti është i yni, jo i atyre. Ju nuk na përfaqësoni, nuk përfaqësoni diasporën, as aspiratat tona.
Nesër te Kuvendi do t’i ndalojmë të futen”, tha protestuesi.
