Luka Misetic, mbrojtësi ligjor i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, bëri të ditur përmes një postimi në X se Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka aprovuar edhe një tjetër apel të paraqitur nga Prokuroria.
Sipas tij, në këtë proces të gjitha apelet e Prokurorisë kanë marrë miratim, ndërkohë që asnjë prej apeleve të mbrojtjes nuk është pranuar nga Paneli i Apelit.
Të lidhura
None found
“Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë. Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: • Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses) • Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, shkroi ai.
Misetic u shpreh gjithashtu se, pas përmbylljes së mandatit të saj, Gjykata Speciale duhet të kalojë nëpër një proces vlerësimi, teksa ngriti pikëpyetje lidhur me drejtësinë e kësaj gjykate.
“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”, shkroi ai.
