Avni Islami: Vuçiqi ndjek të njëjtat synime si Millosheviqi

Eksperti i sigurisë Avni Islami vlerëson se qasja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës është vazhdim i politikave që dikur i zbatonte regjimi i Slobodan Millosheviqit, me ndryshime vetëm në paraqitje dhe jo në thelb.

Sipas tij, retorika nacionaliste dhe përdorimi i simboleve si Vidovdani janë pjesë e një lufte hibride që synon ta mbajë të ndezur gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Të lidhura

None found

Islami nënvizoi se, pavarësisht këtij diskursi, realiteti mbetet i pandryshuar: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa institucionet e sigurisë së vendit, në bashkërendim me KFOR-in, kanë kapacitetet e nevojshme për të mbrojtur integritetin territorial dhe për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku.

Shkrimi i plotë:

Reagim me shkas,

Politikat e Vuçiqit ndryshojnë vetëm në pamjen e jashtme, por jo në përmbajtjen e tyre, sepse synimet e tij mbesin të njëjta me ato të Millosheviqit.

Qasja e jashtme politike e Aleksandar Vuçiqit ndaj Republikës së Kosovës përbën një vazhdim të drejtpërdrejtë strategjik të doktrinës destabilizuese të regjimit të Millosheviqit.

Në ceremonitë zyrtare, përfshirja e njësive elitare, si Xhandarmëria Serbe, në lavdërimin e teksteve me përmbajtje irredentiste – si refreni “Kur do të kthehemi në Kosovë” – nuk paraqet një rast të veçuar, por një operacion të koordinuar psikologjik. Ky përdorim i elementeve fetare dhe kulturore, sidomos rreth narrativës së Vidovdanit, shfrytëzohet si instrument i luftës hibride për ta mbajtur të tensionuar ambientin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithëse kjo retorikë synon të projektojë forcë, realiteti gjeopolitik nuk ka ndryshuar: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Institucionet e Sigurisë së Kosovës, në sinkronizim të plotë operacional me KFOR-in (NATO-n), i posedojnë të gjitha kapacitetet e inteligjencës, parandalimit dhe reagimit taktik për të garantuar integritetin territorial dhe për të neutralizuar çdo kërcënim asimetrik apo konvencional.


Shtuar 1.07.2026 14:22

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş