Mesditën e së mërkurës, në rrugën “Çamëria” në Tiranë, një gazetar është dhunuar, ndërsa dyshohet se ai është goditur me grusht për motive të dobëta.
I lënduari, shtetasi me iniciale I. D., u dërgua menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri tani nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë shkuan në vendin ku ndodhi incidenti dhe nisën hetimet për rastin.
Nga veprimet e shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit R. S., i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet për gjetjen dhe kapjen e tij janë ende në vijim. Gjithashtu, në kuadër të hetimeve, është sekuestruar edhe automjeti që dyshohet se është përdorur nga ai.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
