Analisti i sigurisë, Avni Islami, konsideron se mënyra si presidenti serb Aleksandar Vuçiq vepron ndaj Kosovës është në thelb një vijim i strategjisë që dikur zbatohej nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Sipas tij, ndryshimi që vërehet lidhet vetëm me formën e paraqitjes, ndërsa përmbajtja dhe objektivat politike mbeten të pandryshuara.
Ai thotë se qasja e Beogradit në politikën e jashtme kundrejt Republikës së Kosovës vazhdon të ketë në fokus destabilizimin, ndërsa gjuha politike dhe simbolika që përdorin autoritetet serbe shërbejnë për ta mbajtur situatën të tensionuar në rajon.
Të lidhura
None found
“Politikat e Vuçiqit dallohen vetëm nga forma e jashtme, por jo nga përmbajta brendshme, pasi qëllimet e tij mbeten të njëjta me ato të Millosheviqit. Politika e jashtme e Aleksandar Vuçiqit ndaj Republikës së Kosovës përfaqëson një vazhdimësi të drejtpërdrejtë strategjike të doktrinës destabilizuese të regjimit të Millosheviqit.KosovaPress nga burimet e saj merr vesh se janë tetë shtëpi private ku janë fshehur dokumentet për mospagesë tatami. Kështu në proces të verifikimit të personave që janë në tetë lokacione“, ka thënë Islami.
Sipas Islamit, këto veprime përbëjnë një operacion të bashkërenduar psikologjik, në të cilin elementët fetarë dhe kulturorë, sidomos narrativat që ndërlidhen me Vidovdanin, përdoren si instrument në kuadër të një strategjie të luftës hibride për të ruajtur tensionet në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, ai nënvizon se, pavarësisht diskursit që vjen nga Beogradi, gjendja reale në terren nuk ka ndryshuar.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim të plotë operacional me KFOR-in dhe NATO-n, kanë kapacitetet e nevojshme të inteligjencës, parandalimit dhe reagimit për të garantuar integritetin territorial dhe për të neutralizuar çdo kërcënim asimetrik apo konvencional”, ka theksuar Islami.
