Nis hetimi ndaj një shtetasi serb për dyshime mbi nxitje të urrejtjes në Gazimestan

Policia e Kosovës ka hapur një rast penal ndaj një shtetasi të Serbisë, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, pas publikimit të përmbajtjeve me gjuhë urrejtjeje gjatë manifestimit në Gazimestan.

Në raportin policor thuhet se më 30 qershor 2026, përmes inteligjencës, është siguruar informacioni se i dyshuari kishte incizuar një video gjatë manifestimit të zhvilluar më 28 qershor në Gazimestan, me përmbajtje që dyshohet se nxit urrejtje.

Të lidhura

None found

Pas konsultimeve me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar, ndërsa nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i dyshuari ishte larguar nga Kosova më 28 qershor përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Jarinjë.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga organet kompetente.


Shtuar 1.07.2026 11:15

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio