Roma është duke studiuar me kujdes mundësitë për zëvendësuesin e Edin Dzekos i cili pritet të largohet në fund të sezonit pas prishjes së raportin me trajnerin Fonseca.
Ekipi kryeqytetas ka “piketuar” Mauro Icardi i cili nuk po kalon një moment të mirë te PSG.
Huazimi me opsion blerje do ishte zgjidhje, por ‘operacioni’ do jetë i komplikuar shkaku i pagës së lartë të lojtarit dhe Dzeko duhet të largohet kur argjentinasi të arrijë. /albeu.com/