E rëndë në Greqi/ Dy persona humbin jetë pasi zjarri përfshiu banesën e tyre në zonën pyjore

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqinë veriore, ku një zjarr i madh që përfshiu një zonë pyjore i ka marrë jetën dy personave. Brigada e zjarrfikësve bëri me dije se, gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit, gjetën trupin e një burri pranë banesës, ndërsa një tjetër trup i pajetë u zbulua brenda shtëpisë së djegur.

Zjarri shpërtheu pasditen e së martës në një zonë me shkurre, pranë fshatit Liti, rreth 25 kilometra nga Selaniku. I nxitur nga erërat e forta, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, duke rrethuar dhe shkatërruar një shtëpi në këtë vendbanim.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën zonë, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin gjallë një grua, e cila kishte pësuar djegie dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet greke, kishin urdhëruar banorët e zonës që të evakuoheshin menjëherë drejt një fushe lojërash aty pranë, për t’u strehuar nga rreziku i flakëve.

Sipas ekspertëve, Greqia, ashtu si dhe vendet e tjera të rajonit mesdhetar, po përballet me një rrezik gjithnjë e më të lartë të zjarreve masive.

Ngrohja globale dhe verat gjithnjë e më të nxehta e të thata, po i bëjnë këto fenomene natyrore më të shpeshta dhe më shkatërruese për mjedisin dhe jetën e njerëzve.


Shtuar 1.07.2026 10:20

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio