Hetimet për aksidentin fatal në Pojskë, 32-vjeçari dyshohet se kishte marrë makinën pas një vjedhjeje

Detaje të reja janë bërë publike për aksidentin ku humbi jetën një 32-vjeçar pranë fshatit Pojskë, në segmentin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë hetimeve, Amarildo Islamaj, 32 vjeç, me origjinë nga Vlora, dyshohet se kishte vjedhur automjetin me të cilin më pas u përfshi në përplasjen fatale.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve policore, makina ishte marrë në fshatin Lëneshnicë, pasi çelësat ishin lënë brenda saj. Pas marrjes së mjetit, 32-vjeçari është larguar me shpejtësi, por vetëm pak minuta më pas është aksidentuar në rrugën Pogradec–Qafë Thanë.

Aksidenti i shkaktoi të riut plagë të rënda dhe, megjithëse iu dha ndihmë mjekësore në spital, ai nuk arriti të mbijetojë.

Policia e Komisariatit të Pogradecit ka marrë në pyetje edhe pronarin e automjetit, i cili kishte denoncuar më herët vjedhjen e tij. Hetimet paraprake tregojnë se 32-vjeçari dyshohet të ketë qenë autori i vjedhjes së mjetit që më vonë u përfshi në aksident.


Shtuar 1.07.2026 10:26

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio