Pas ndihmës mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve përkatëse, 5 pacientë që një ditë më parë u paraqitën të vetëdijshëm dhe në gjendje më të stabilizuar, janë lënë të dalin nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me rekomandim të mjekut.
Po ashtu, edhe një pacient tjetër pritet të largohet nga spitali gjatë ditës, gjithashtu jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e bluzave të bardha.
Të lidhura
None found
Në Reanimacionin e SUT ndodhet një fëmijë 8-vjeçar, i cili ka parametra jetësorë stabël.
Në të njëjtin repart po mbahet nën vëzhgim intensiv edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç. Ajo paraqitet me parametra jetësorë stabël, por gjendja shëndetësore mbetet e rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar.
Ndërkohë, një 14-vjeçar ndodhet në pavion, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e stafit mjekësor, pasi ka dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Sa u takon pacientëve që vijojnë të jenë në observim në Urgjencë dhe që kanë kaluar ndërhyrje kirurgjikale, burimet bëjnë me dije se gjendja e tyre është stabilizuar, ndërsa do të mbeten në monitorim intensiv.
Mes tyre është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeçe.
