Shembet një pallat 4-katësh në Petralona të Athinës, në pranga pronari dhe kontraktorët pas dyshimeve për punimet pranë godinës

Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar panik në Athinë, pasi një pallat katërkatësh u shemb në zonën e Petralonës.

Pas incidentit, për disa orë me radhë autoritetet druheshin se nën rrënoja mund të kishin mbetur njerëz të bllokuar. Megjithatë, pas kontrolleve intensive, u konfirmua se nuk ka persona të zhdukur dhe as viktima.

Të lidhura

None found

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi menjëherë sapo ndërtesa u rrëzua. Në terren u angazhuan zjarrfikësit, forcat speciale EMAK dhe qentë e trajnuar për kërkim-shpëtim, për të verifikuar nëse kishte persona nën rrënoja. Në fillim u raportua për katër të zhdukur, por më pas të gjithë u gjetën. Edhe gruaja e fundit, për të cilën kishte shqetësim, u lokalizua në qytetin e Nafplios.

Hetimet e para tregojnë se shembja ndodhi gjatë punimeve të gërmimit në një truall ngjitur, ku po ndërtohet një pallat i ri. Tashmë autoritetet po verifikojnë nëse gjatë punimeve janë zbatuar rregullat teknike dhe masat e sigurisë.

Policia ka shoqëruar pesë persona, mes të cilëve pronarët e parcelës, kontraktori dhe tre inxhinierë. Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është nisur procedim penal për shkelje të rregullave të ndërtimit dhe të masave të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, ekspertët po inspektojnë edhe godinën fqinje, pasi në themelet e saj është konstatuar një çarje e madhe. Banorët e këtij pallati janë larguar përkohësisht derisa të përfundojë kontrolli për qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Bashkia e Athinës bëri të ditur se do të sigurojë strehim të përkohshëm dhe mbështetje ekonomike për familjet e prekura nga shembja, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë ende në vijim.


Shtuar 30.06.2026 19:09

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet