Tre nga personat e ndaluar, mes tyre edhe aktivisti Dritan Goxhaj, janë lënë të lirë dhe janë pritur me brohoritje nga protestuesit para Komisariatit Nr.1. Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe 4 qytetarë të tjerë vijojnë të jenë ende të shoqëruar.
Sipas Goxhajt, personat e shoqëruar ishin vendosur si një kordon sigurie mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, pa synim për t’u përplasur me uniformat blu.
Të lidhura
None found
“Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë ‘gardh’ mes policisë dhe protestuseve, këto kemi deklaruar. Trajtimi ka qenë normal. Na kanë vizituar disa deputetë, Agron Shehaj dhe deputetët e PD.
Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani sepse nuk na përfaqëson. Ai u zgjodh nga parlamenti i krimit. Të tjerët janë në proces lirimi”, tha Goxhaj.
Edhe protestuesi i tretë që u lirua u shpreh se ata nuk kishin si qëllim përplasjen me forcat e policisë.
www.youtube.com/watch?v=i2Hhx5ripE4
