Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se më 29.06.2026, rreth orës 20:00, në fshatin Vizbeg në afërsi të Shkupit, efektivët e Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë ndaluar S.Sh. (29) nga Shkupi.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, më herët ai kishte shkaktuar incident në Qendrën e Azilit në Vizbeg, ku ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur një grua me një mjet të mprehtë, për t’u larguar më pas nga vendngjarja me një automjet taksi.
MPB thekson se pas ndërmarrjes së masave, taksia është ndaluar në një kohë të shkurtër, ndërsa personi është privuar nga liria. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Nga verifikimet e kryera në evidencën operative gjatë procedurës, është konstatuar se S.Sh. kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjet e një muaj.
Siç bëjnë të ditur nga MPB, ai më pas është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit.

