Kryepeshkopata e San Franciskos arrin marrëveshje 395 milionë dollarësh me më shumë se 530 persona që denoncuan abuzime seksuale

Kryepeshkopata e San Franciskos bëri të ditur se ka rënë dakord për një marrëveshje prej 395 milionë dollarësh me afro 530 persona që thonë se kanë qenë viktima të abuzimit seksual nga anëtarë të klerit, duke mbyllur kështu një përplasje të zgjatur gjyqësore.

Pjesa më e madhe e padive kanë të bëjnë me abuzime seksuale ndaj të miturve, të ndodhura shumë dekada më parë. Edhe pse këto raste ishin të parashkruara sipas ligjit, një akt i miratuar në Kaliforni u hapi viktimave një afat trevjeçar, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2022, për të ngritur padi civile, pavarësisht se kur kishin ndodhur abuzimet.

Të lidhura

None found

Kryepeshkopi i San Franciskos, Salvatore Cordileone, u shpreh se kjo marrëveshje krijon mundësinë për një dëmshpërblim të drejtë për të mbijetuarit.

“Marrim përgjegjësi të plotë për atë që ndodhi dhe u kërkoj sinqerisht falje të gjithë atyre që u dëmtuan”, tha ai, ndërsa nënvizoi se Kisha Katolike ka një “detyrim moral” për të mbajtur përgjegjësi për këto krime.

Megjithatë, përpara se të hyjë në fuqi, marrëveshja financiare duhet të marrë fillimisht miratimin e vetë viktimave përmes votimit dhe më pas të vuloset nga gjykata.

Margie O’Driscoll, një prej viktimave, e cila deklaroi se ishte abuzuar seksualisht nga një prift rreth 50 vjet më parë në një shkollë katolike, e përshkroi marrëveshjen si një moment historik.

“Sot, turpi po ndërron anë. Ashtu si shumë të mbijetuar të tjerë, e mbajta këtë dhimbje dhe këtë turp si një top hekuri të lidhur në këmbën time për shumë e shumë vite”, u shpreh ajo gjatë një konference për shtyp.

O’Driscoll kritikoi edhe mënyrën se si, sipas saj, hierarkia e Kishës i kishte trajtuar viktimat me “përbuzje” për dekada me radhë, duke kujtuar se shumë prej të dëmtuarve vdiqën pa marrë drejtësi dhe pa dëgjuar një falje zyrtare.

Avokati Jeff Anderson, që përfaqëson një numër të madh viktimash, deklaroi se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me kompensimin financiar, por përfshin edhe hapa konkretë për mbrojtjen e fëmijëve dhe forcimin e transparencës.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kryepeshkopata do të marrë përsipër të punësojë një konsulent të pavarur, me akses të plotë në arkivat e institucionit, i cili do të përgatisë një raport për rastet e abuzimit seksual.

Po ashtu, do të bëhet publike një listë, ndonëse jo e plotë, me emrat e priftërinjve të përfshirë në raste abuzimi seksual, si edhe do të ngrihet një linjë telefonike për raportimin e rasteve të reja.

Vitet e fundit, Kisha Katolike Romake është përballur me një sërë skandalesh që lidhen me abuzimin seksual të të miturve në vende të ndryshme të botës. Megjithatë, mënyra se si janë trajtuar këto raste ndryshon nga një shtet në tjetrin.

Në Spanjë, për shembull, Kisha vazhdon të përballet me kritika për mungesë transparence në menaxhimin e rasteve të abuzimit seksual, një temë që u rikthye në qendër të vëmendjes edhe gjatë vizitës së Papa Leo XIV në fillim të muajit qershor.


Shtuar 30.06.2026 08:03

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio