VIDEO/ Flamur Noka kërkon llogari nga SHISH: Ku ndodhet Ergys Agasi dhe a është raportuar për pronat e tij në Zvërnec

Në Komisionin e Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pati një përplasje të fortë gjatë seancës ku raportonte drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Ai kërkoi që debati të zhvillohej në mënyrë të hapur, duke nënvizuar se publiku pret përgjigje nga ky institucion për situatën kriminale në vend. Gjatë ndërhyrjes së tij, Noka ngriti pyetje për vendndodhjen e Ergys Agasit, si edhe për çështje që lidhen me pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit.

Të lidhura

None found

Sipas Nokës, SHISH nuk duhet të kthehet në bashkëpunëtor të Ergys Agasit dhe të krimit të organizuar.

“Çfarë informacioni ka SHISH për vendndodhjen e Ergys Agasit? Çfarë informacioni ka SHISH për pronat e Ergys Agasit, të cilat janë të evidentuara edhe nga SPAK? Bëhet fjalë për një pronë prej 302 hektarësh në Vernec. A e ka Shërbimi këtë informacion, a e ka relatuar Shërbimi? A është Ergys Agasi pronar me atë lagunë?! SHISH duhet të informojë nëse ky është një skenar për të zëvendësuar investitorët e huaj me Ergysin dhe Engjëll Agaçin. Këtë duhet ta thotë kryetarja e SHISH-it dhe jo vartësit e saj. Çfarë lidhje ka SHISH-i, i cili është involvuar tërësisht në një protestë që është thellësisht politike?”

Deputeti demokrat tha se misioni i këtij shërbimi nuk është të merret me ndjekjen e kundërshtarëve të Edi Ramës, siç pretendon ai se ka ndodhur më herët me protestat e opozitës dhe siç, sipas tij, po ndodh tani me protestat qytetare.

“Çfarë do trupa operacionale e këtij institucioni brenda në protestë, mes të rinjve dhe të rejave që protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën? Dhe cili është roli i Shërbimit në shpalljen non grata të shqiptarëve, dhe kjo a po ndodh vetëm për faktin për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës?” – u shpreh Flamur Noka.

Noka i kërkoi gjithashtu SHISH-it të japë shpjegime edhe për çështjet që lidhen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe industrinë e ndërtimit.

“Është e ditur për çdo qytetar se kullat janë simboli më i pastër i pastrimit të parave. Çfarë informacionesh ka SHISH për këtë çështje? A ka relatuar informacione në organet kompetente? Këto janë çështje sensitive për çdo shqiptar”, theksoi Noka.


Shtuar 1.07.2026 01:01

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio