Trump sulmon kandidaten demokrate për Uashingtonin: S’do të lejojmë që një “komuniste” të rrënojë qytetin

Donald Trump ka shpërthyer në kritika ndaj Janice Louise George, kandidates demokrate për kryetare të Bashkisë së Uashingtonit, duke e etiketuar si “komuniste” dhe duke thënë se, sipas tij, nuk do të lejojë “shkatërrimin” e kryeqytetit të SHBA-së.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan pretendoi se George, e cila shihet si favoritja për zgjedhjet vendore të nëntorit, është në favor të lirimit të të burgosurve, kundër agjencisë amerikane të emigracionit (ICE) dhe mirëpret emigrantë të paligjshëm me precedentë penalë.

Të lidhura

None found

“Janice Louise George, komunistja që është pothuajse e sigurt se do të zgjidhet kryebashkiake e Uashingtonit, ka deklaruar se dëshiron të zbrazë burgjet, kundërshton ICE dhe mirëpret emigrantët e paligjshëm kriminelë në kryeqytetin tonë të dashur”, shkroi Trump.

Më tej, ai deklaroi se nuk do të pranojë që kryeqyteti amerikan të udhëhiqet nga një person që, sipas tij, nuk ka si synim ta rikthejë Uashingtonin në “madhështinë” e mëparshme.

“Shumë njerëz, përfshirë edhe mua, kanë punuar gjatë dhe shumë. Ne nuk do të lejojmë që qyteti të shkatërrohet nga një komunist që nuk ka ndërmend ta rikthejë Uashingtonin në madhështinë e tij”, u shpreh presidenti amerikan.

Janice Louise George, e cila i përket krahut progresist të Partisë Demokratike dhe është pjesë e organizatës Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA), doli fituese në zgjedhjet paraprake të demokratëve në mesin e muajit qershor. Ajo konsiderohet favorite edhe për votimin e nëntorit, pasi demokratët tradicionalisht kanë mbështetje të fortë në Uashington.

Që pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka paralajmëruar në disa raste se mund ta vendosë Uashingtonin nën kontroll federal, me arsyetimin se drejtimi i qytetit ka dështuar të garantojë rendin dhe sigurinë.

Paralelisht, ai ka mbështetur një sërë nismash zhvillimore për kryeqytetin, përfshirë restaurimin e 73 statujave, monumenteve dhe shatërvanëve, rikonstruksionin e fushës së golfit East Potomac Golf Links dhe restaurimin e rezervuarit pranë Memorialit të Linkolnit.

Sidoqoftë, këto projekte kanë ngjallur kritika për shkak të kostove të larta, mënyrës së dhënies së kontratave dhe natyrës së tyre, të cilën kundërshtarët e përshkruajnë më shumë si përpjekje për imazh sesa si investime prioritare për qytetin.


Shtuar 29.06.2026 08:21

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet