Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbyllur me sukses një trajnim të specializuar për dekontaminimin e viktimave në masë, duke forcuar kështu nivelin e përgatitjes për reagim në emergjenca ku përfshihen materie të rrezikshme.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e pjesëtarëve të kompanisë për ngritjen, organizimin, vënien në funksion dhe përdorimin e sistemit për dekontaminimin e viktimave në masë, i cili shfrytëzohet në incidente me numër të madh të të prekurve.
Të lidhura
None found
Sipas FSK-së, ky sistem i avancuar i dekontaminimit siguron mundësinë për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në situata emergjente, duke ofruar mbështetje për qytetarët në rast të ekspozimit ndaj materieve të rrezikshme.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e angazhuar për rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe operative, me synimin që të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për qytetarët në çdo situatë që kërkon reagim të specializuar.
