Porsche do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në kategorinë GT4 duke nisur nga viti 2027, pasi për herë të parë do ta ndërtojë veturën e saj të re të garave mbi bazën e modelit 911.
Modeli i ri mban emrin 911 GT4 R.
Të lidhura
None found
Që prej vitit 2016, kompania ka garuar në këtë kategori me Cayman, ndërsa gjatë kësaj dekade në GT4 ka prodhuar më shumë se 1,500 makina garash të bazuara në këtë model.
911 GT4 R vjen me motorin e garës të marrë nga 911 Cup, i cili zhvillon 512 kuaj fuqi nga njësia 4.0 litra me gjashtë cilindra.
Çmimi i 911 GT4 R të re do të jetë 375,000 dollarë.
Kjo veturë pritet të nisë garimin vitin e ardhshëm në kampionatet IMSA Michelin Pilot Challenge dhe SRO Pirelli GT4 America.
