LSDM: Ndryshimet në Qeveri po bëhen për poste dhe interesa biznesi

LSDM vlerëson se “koalicioni i tenderëve i Hristijan Mickoskit po shpërbëhet para syve të qytetarëve”.

Sipas kësaj partie, në vend të një ekzekutivi që vepron në interes të qytetarëve, ajo që po shihet është një përplasje e hapur për poste, funksione dhe biznese.

Të lidhura

None found

“ZNAM, partia që u krijua dhe u financua nga Mickoski, më nuk ekziston. Kanë mbetur vetëm dy persona – Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev, të cilët tani po zhvillojnë një betejë të drejtpërdrejtë për ndikim. Dimitrievski e ka njeriun e tij dhe synon Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa Minçev nuk e dëshiron këtë dikaster, sepse e di se aty fondet janë shkurtuar dhe fermerët janë tejet të pakënaqur”.

“Filkov kërkon të mbetet në postin e Ministrit të Drejtësisë, që të mund të kontrollojë drejtësinë, të pengojë hetimet dhe të realizojë tenderët e planifikuar. Frika nga përgjegjësia dhe nga hetimet që mund të pasojnë është arsyeja pse ai insiston të qëndrojë në Ministrinë e Drejtësisë me çdo kusht. Në të njëjtën kohë, Mickoski po kërkon arsyetim për zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

“Buxheti është bosh, ndërsa hapësira për huamarrje të reja po ngushtohet. Ai nuk mund të lejojë që pensionet të mos paguhen. Për këtë arsye, do të përpiqet të marrë hua sa më shumë që të jetë e mundur, e kur kjo të mos jetë më e realizueshme – do të kërkojë dalje përmes zgjedhjeve. Deri tani, nuk ka arritur të sigurojë alibi nga opozita. Tashmë po mundohet ta marrë atë nga një prej satelitëve të tij, por edhe ata e dinë se një hap i tillë do t’i vuloste si bashkëpunëtorë në manipulimin politik”, thonë nga LSDM.


Shtuar 26.06.2026 10:30

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet