Fermerët në Korçë kërkojnë ndërhyrje nga shteti për sigurimin e prodhimeve bujqësore

Në juglindje të Shqipërisë, një nga sfidat më të mëdha të bujqësisë mbetet dëmtimi i prodhimeve nga kushtet e motit, breshëri dhe përmbytjet.

Pasojat janë ndjerë qartë vitet e fundit: në Devoll janë regjistruar dëme të mëdha në prodhimin e mollës për shkak të breshërit, në Dvoran prodhimi i qershisë është goditur nga temperaturat e ulëta, ndërsa në fushën e Maliqit qindra hektarë tokë kanë përfunduar nën ujë.

Të lidhura

None found

Përballë kësaj situate, fermerët e juglindjes ngrenë shqetësimin se nuk po arrijnë të sigurojnë prodhimet e tyre, pasi kompanitë private i konsiderojnë këto toka me risk të lartë dhe nuk pranojnë t’i mbulojnë. Për këtë arsye, ata kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe kompanive private, në mënyrë që prodhimet bujqësore të sigurohen.

Ferdinand Ali, fermer superpotencial, shprehet se vështirësia është e madhe sepse kompanitë e sigurimit marrin përsipër vetëm rastet e breshërit, ndërkohë që fermerët përballen edhe me fatkeqësi të tjera natyrore dhe me lulëzimin, që sipas tij vitet e fundit ka sjellë dëme të konsiderueshme. Ai thotë se janë zhvilluar disa takime me kompanitë dhe u është kërkuar ndihmë, por fatkeqësitë natyrore janë në rritje dhe dëmet po bëhen kolosale. Sipas tij, fermerët i kërkojnë shtetit që, përmes sigurimit ose skemave të posaçme, të marrë përsipër riskun. Ai shton se në takimin e fundit me ministrin u është premtuar se po përgatitet një projektligj që do ta bëjë të detyrueshëm sigurimin e produkteve bujqësore, ku një pjesë do të mbështetet nga shteti dhe një pjesë nga vetë fermerët.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Vullent Gjolla, Drejtor i Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor në Korçë, i cili vlerëson se qeveria duhet të shohë mënyrën se si vendet e rajonit i trajtojnë raste të tilla në sigurimin e prodhimit të fermerëve.

Gjolla shpjegon se duhen parë shembuj konkretë për menaxhimin e këtyre situatave, pavarësisht fondeve që disponohen. Sipas tij, është menduar të gjendet një zgjidhje me vetiniciativë dhe me grumbullimin e fondeve nga fermerët në të gjithë vendin. Ai propozon që, përmes një buxheti të ministrisë, të krijohet një fond fillestar dhe që të gjithë fermerët e Shqipërisë, ndoshta edhe me detyrim, të përfshihen në krijimin e një shoqërie me fond të posaçëm, ku pjesa kryesore e primit të mbulohet nga Ministria e Bujqësisë dhe pjesa tjetër nga vetë fermerët. Sipas tij, një mekanizëm i tillë, duke parë se ku do të ketë dëme të konsiderueshme, qoftë edhe në pjesën e shpenzimeve të fermerëve, do të lehtësonte maksimalisht pasojat nga fatkeqësitë natyrore.

Fermerët kërkojnë që sigurimi bujqësor të mos mbetet thjesht në nivel premtimi, por të shndërrohet në një instrument real mbështetës për çdo familje që jeton me të ardhurat nga toka. Në kushtet kur ndryshimet klimatike po shkaktojnë dëme gjithnjë e më të mëdha, ata e shohin një skemë të përbashkët mes shtetit, kompanive të sigurimit dhe fermerëve si rrugën e vetme për mbrojtjen e prodhimit dhe vijimësinë e bujqësisë në juglindje të vendit.


Shtuar 25.06.2026 15:56

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet