Evropa merr kthesë, makinat elektrike shesin më shumë se ato me benzinë

Për herë të parë në tregun evropian, automjetet plotësisht elektrike (BEV) kanë kaluar në shitje makinat që funksionojnë vetëm me benzinë, duke shënuar një pikë të rëndësishme për industrinë automobilistike.

Të dhënat e muajit maj tregojnë se automjetet elektrike zunë 23.3% të tregut të makinave të reja në Evropë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e EFTA-s, ndërsa makinat me benzinë zbritën në 21.7%. Sërish, hibridet mbeten kategoria me peshën më të madhe në treg.

Të lidhura

None found

Gjatë pesë muajve të parë të vitit, në BE janë regjistruar mbi 950 mijë makina elektrike, që përbëjnë 20% të tregut.

Paralelisht, interesi për automjetet me benzinë dhe naftë po shkon në rënie, me regjistrimet e makinave me benzinë që u tkurrën me 18.2%, ndërsa ato me naftë me 16.6%.

Zgjerimi më i madh i shitjeve të makinave elektrike u pa në Itali me +75.7%, në Francë me +55.4% dhe në Gjermani me +40.9%.

Edhe Tesla pati ndikim të dukshëm, pasi në maj pothuajse i dyfishoi shitjet në Evropë.

Tesla Model Y u rikthye në krye si makina elektrike më e shitur në rajon, me 17,183 njësi, ndërsa Tesla Model 3 u pozicionua e dyta me 9,566 shitje.

Njëkohësisht, markat kineze po vazhdojnë të zgjerojnë praninë e tyre. Në maj ato shitën 121,030 automjete dhe arritën për herë të parë një pjesë tregu prej 10.7%, pothuajse dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/


Shtuar 25.06.2026 12:39

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet