Të mërkurën në mbrëmje, Gustavo Duque, kryetari i bashkisë së Chacao-s, një lagje në Caracas, deklaroi se të paktën katër ndërtesa ishin shembur pas tërmeteve të forta që goditën kryeqytetin dhe zona të tjera të Venezuelës.
Sipas tij, edhe gjashtë ndërtesa të tjera kishin pësuar dëme të mëdha dhe po i nënshtroheshin vlerësimit.
Të lidhura
None found
Nga zona e emergjencës, Duque bëri të ditur se në operacionet e kërkim-shpëtimit në Los Palos Grandes, Altamira dhe Belo Campo ishin angazhuar më shumë se 500 persona, pikërisht në vendet ku deri tani janë raportuar dëmet më të rënda.
Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu se ekipet e emergjencës kishin arritur të shpëtonin 18 persona.
Ai tha se deri më tani janë shpëtuar 18 persona të gjallë, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë, nisur nga shkalla e shembjes së këtyre ndërtesave.
