Në Dubai, Brooke George rrezikon dënimin me vdekje pasi vrau partnerin që, sipas saj, e kishte dhunuar në mënyrë të përsëritur

Influencerja britanike e TikTok-ut Brooke George, 23 vjeç, po përballet në Dubai me një akuzë për vrasje dhe, nëse autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e shpallin fajtore, ajo mund të dënohet me vdekje.

23-vjeçarja nga Kenti i Anglisë akuzohet se ka goditur me thikë një britanik 26-vjeçar, me të cilin kishte nisur një lidhje pasi ishin njohur në rrjetet sociale. Sipas dëshmisë së saj, ajo veproi për të shpëtuar jetën pas dhunës së vazhdueshme që pretendon se kishte përjetuar.

Të lidhura

None found

Aktualisht, George mbahet në paraburgim në burgun e Bur Dubait. Organizata për të drejtat e njeriut “Detained in Dubai” po kërkon që rasti të trajtohet si një çështje dhune në familje dhe që ajo të lirohet me kusht gjatë hetimeve.

Drejtoresha e kësaj organizate ka deklaruar se e reja mori një thikë vetëm pasi ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditur në fytyrë.

Në dëshminë e saj, George ka thënë se me viktimën ishte njohur nëpërmjet Facebook-ut. Por, sipas saj, gjatë udhëtimit në Dubai, sjellja e tij ndryshoi ndjeshëm dhe ai u bë kontrollues dhe abuziv, shkruan The Sun.

Ajo pretendon se u alarmua kur zbuloi se partneri i saj kishte prenotuar vetëm një biletë vajtje për në Dubai. Më pas, pas një mbrëmjeje në një lokal në zonën e Jumeirah Village, ai dyshohet se e sulmoi fillimisht në makinë dhe më pas në apartament.

Sipas familjarëve, Brooke i telefonoi atyre në gjendje paniku dhe u tregoi se ishte goditur disa herë me grushte. E vendosur të largohej nga vendi, ajo organizoi kthimin në Britani dhe u kthye në apartament vetëm për të marrë pasaportën.

Versioni i saj thotë se, në çastin kur kërkoi dokumentin, ajo u sulmua sërish dhe, nga frika për jetën, përdori për t’u mbrojtur një thikë kuzhine që ndodhej aty pranë.

Arrestimi i 23-vjeçares u bë në aeroportin e Dubait në orët e para të 22 qershorit, ndërsa më pas ndaj saj u ngrit akuza për vrasje. Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet ende nuk kanë paraqitur një version zyrtar të plotë për rrethanat e ngjarjes.

Nëse shpallet fajtore sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, George mund të përballet me dënime shumë të rënda, mes tyre edhe dënimin me vdekje.


Shtuar 25.06.2026 10:06

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet