Avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela ka reaguar për zhvillimet politike në Shqipëri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në një reagim publik, Ngjela shprehet se pakënaqësia qytetare dhe protestat nuk janë kundër Partisë Socialiste, por kanë në shënjestër vetë Ramën. Sipas tij, kreu i qeverisë nuk po arrin të lexojë siç duhet klimën politike dhe qëndrimin e opinionit publik, ndërsa vijon të mbajë drejtimin e partisë pavarësisht kundërshtive.
Të lidhura
None found
Sipas Ngjelës, kjo sjellje po i shkakton dëm jo vetëm Partisë Socialiste, por edhe Shqipërisë, pasi mosmarrja parasysh e kërkesave dhe pakënaqësive të protestuesve mund të çojë në rritje të tensioneve shoqërore.
“Protestuesit janë kundër Edi Ramës, por jo kundër Partisë Socialiste”, thekson Ngjela, duke argumentuar se largimi i Ramës nga kreu i partisë do të ishte një lëvizje që do të ndikonte në qetësimin e klimës politike.
Ai paralajmëron se, nëse situata vijon të përkeqësohet dhe protestat marrin përmasa më të mëdha, revolta qytetare mund të mos mbetet më vetëm kundër Ramës, por të drejtohet edhe ndaj Partisë Socialiste. Sipas tij, një zhvillim i tillë do të sillte pasoja më të rënda politike dhe shoqërore për vendin.
Shkrimi i plotë:
Edi Rama nuk e kupton dot se kush është ai dhe cila është Partia Socialiste.
Opinioni publik është ́hedhur në protestë kundër Edi Ramës. Por ai po bën sikur nuk po kupton.
Dhe po e dëmton shumë Partinë Socialiste.
Prandaj duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialist.
Dhe kjo po tregon se Rama është patologjik dhe jo politikan.
Protestuesit janë kundër Edi Ramës.
Por jo kundër Partisë Socialiste.
Prandaj Rama duhet të japë dorëheqjen, ngaqë kokfortësia e tij për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste, dëmton edhe PS, por edhe Shqipërinë, sepse revolta paqësore e protestuesëve mund ta agravoje gjendjen shoqërore në Shqipëri.
Kurse deri tani protestuesit janë hedhur vetëm kundër Edi Ramës, prandaj…
Po të vijojë me acerim, kjo protestë, e shumuar në numur, protestuesit do të ngrihen edhe kundër Partisë Socialiste.
Atëherë???
