Tragjedi në Itali: 63-vjeçari qëllon për vdekje gruan dhe djalin me armë gjahu

Një episod i rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas, në Itali, ku sipas të dhënave të para një 63-vjeçar ka hapur zjarr me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij 52-vjeçare dhe djalit 24-vjeçar brenda shtëpisë së familjes.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë ngritur alarmin, duke njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e karabinierëve dhe policisë, të cilat kanë bërë ndalimin e autorit të dyshuar. Sipas raportimeve, ai vazhdon të jetë në banesë nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në zonë kanë mbërritur edhe ekipet mjekësore të urgjencës 118, si edhe helikopteri i shpëtimit. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, dy viktimat nuk kanë mundur të shpëtohen.

Banorë të lagjes kanë pohuar se brenda familjes kishte pasur tensione dhe mosmarrëveshje, megjithëse asgjë nuk dukej se paralajmëronte një fund kaq tragjik.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Shtuar 24.06.2026 16:41

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş