Rutte: Italia u përdor gjerësisht në operacionin “Epic Fury”, rreth 500 avionë amerikanë u nisën prej andej drejt Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Aleanca ka pasur një peshë të rëndësishme në mbështetjen e operacionit “Epic Fury” në Iran, duke nënvizuar se bazat ushtarake në Itali janë shfrytëzuar në mënyrë “masive”.

Në një intervistë për Fox News, ai bëri të ditur se rreth 500 avionë amerikanë janë ngritur nga territori italian në kuadër të këtij operacioni. Ndërkohë, sipas tij, në shkallë europiane janë regjistruar gjithsej nga 4.000 deri në 5.000 misione ajrore.

Të lidhura

None found

Rutte u shpreh se aleatët kanë vënë në dispozicion baza të ndryshme europiane “vend pas vendi”, çka, sipas tij, e ka shndërruar Evropën në një “platformë projekcioni force” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai veçoi rastin e Italisë, duke thënë se atje përdorimi i bazave ushtarake ka qenë veçanërisht i lartë. Po ashtu përmendi edhe Rumaninë, ku aeroportet civile në Bukuresht janë përdorur pjesërisht nga avionë ushtarakë cisternë, gjë që ka ndikuar edhe në trafikun ajror komercial.

Sipas Rutte, ai do të zhvillojë bisedime me Presidentin amerikan Donald Trump lidhur me kontributin e përgjithshëm të vendeve aleate të NATO-s, sidomos për sa i përket rritjes së investimeve në mbrojtje.

Ai theksoi se nivelet e investimeve nga shtetet anëtare janë “shumë të larta” dhe kanë shkuar përtej pritshmërive fillestare, duke e forcuar ndjeshëm Aleancën.

“Kur shikoni numrin e investimeve që vendet e NATO-s po bëjnë tani në mbrojtjen e tyre, ato janë mbresëlënëse”, tha ai.

Rutte deklaroi gjithashtu se presioni i ushtruar nga Trump ndaj aleatëve ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve ushtarake në Europë dhe Kanada, duke e bërë NATO-n më të fortë dhe më të aftë për të garantuar sigurinë kolektive.

Ai shtoi se kjo prirje ka sjellë efekte pozitive edhe për industrinë dhe ekonominë, duke krijuar vende pune në të dy anët e Atlantikut, si pjesë e një “dividenti të mbrojtjes”.


Shtuar 24.06.2026 15:29

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş