Dean Liço do të vijojë karrierën në Turqi, por tashmë me një skuadër të re. Mesfushori 26-vjeçar i ka dhënë fund eksperiencës së tij te Boluspor dhe ka nisur një aventurë të re me Bandirmaspor, klub që garon në Ligën e Parë.
Futbollisti ka nënshkruar me ekipin e tij të ri një kontratë 2-vjeçare, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë se në vitin 2024, 26-vjeçari u transferua nga Skënderbeu te Igdir FK për shumën e 250 mijë eurove.
Të lidhura
None found
Mirë se vini në Bandirmaspor, Dean Liço! Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me mesfushorin 26-vjeçar Dean Liço. I urojmë atij një sezon të suksesshëm me fanellën e Bandirmaspor dhe e mirëpresim në familjen tonë të kuqe të ndezur dhe të bardhë. Mirë se vini, Dean Liço!
