Autorë të 500 mijë euro vjedhjesh, shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë goditur dhe arrestuar anëtarët e një bande shqiptaro-kosovare që merrej me grabitje dhe e kishte selinë në Madrid.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ata akuzohen për 57 grabitje me forcë , përfshirë një të kryer në një shtëpi ku banorët e saj ishin në brendësi. Një total prej 21 personash janë arrestuar për krime të kryera në shumë qytete në Spanjë përfshirë edhe kryeqytetin, Madridin.

Të lidhura

None found

Hetimet policore filluan si rezultat i një serie grabitjesh, e para prej tyre e kryer në mars 2019 në Malaga dhe kompania që ra pre e grabitjes paraqiti disa elementë që tregonin se ishin të njëjtit njerëz.

 


Shtuar 17.07.2021 17:10