Deschamps i largohet përkohësisht Francës në Kupën e Botës 2026 pas humbjes së nënës

Didier Deschamps, trajneri i përfaqësueses së Francës, do të mungojë përkohësisht në kampin e kombëtares gjatë Kupës së Botës 2026, pas vdekjes së nënës së tij.

Ai do të udhëtojë drejt Francës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe për këtë arsye nuk do të jetë në stol në sfidën e fundit të fazës së grupeve kundër Norvegjisë, e cila zhvillohet të premten në Boston.

Të lidhura

None found

Federata Franceze e Futbollit (FFF) e konfirmoi lajmin, duke bërë të ditur se Deschamps e priti me dhimbje ndarjen nga jeta të nënës së tij. Kjo ngjarje ndodh vetëm një ditë pasi Franca fitoi bindshëm 3-0 ndaj Irakut në Filadelfia.

Në dakordësi me presidentin e FFF-së, Philippe Diallo, drejtimi i skuadrës i është besuar përkohësisht ndihmësit të tij prej kohësh, Guy Stephan.

“Didier Deschamps nuk do të jetë në gjendje të drejtojë seancat stërvitore para ndeshjes Norvegji–Francë dhe nuk do të jetë i pranishëm në stol gjatë takimit të së premtes”, thuhet në komunikatën zyrtare të Federatës Franceze.

Ky largim i përkohshëm i Deschamps vjen në një periudhë pozitive për Francën në Kupën e Botës. “Blutë” i kanë fituar dy ndeshjet e para në grup, ndaj Senegalit (3-1) dhe Irakut (3-0), duke u vendosur në një pozitë të favorshme për kualifikimin.

Për teknikun 57-vjeçar, kjo përbën një tjetër goditje të rëndë në jetën personale. Në maj të vitit 2022, gjatë një grumbullimi të kombëtares franceze, ai humbi edhe të atin.

Federata Franceze e Futbollit u kërkoi mediave dhe publikut që të respektojnë privatësinë e familjes Deschamps gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Në këtë moment jashtëzakonisht të dhimbshëm, kërkojmë nga të gjithë të tregojnë respekt, përmbajtje dhe diskrecion maksimal”, thuhet në deklaratën e FFF-së.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetlunabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş