Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot raportin “Funksionimi i institucioneve demokratike në Serbi”, ku vihet në dukje se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është përcaktues për ecjen përpara të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Dokumenti, i hartuar nga raportuesit Victoria Tiblom (Suedi) dhe Yunus Emre (Turqi), thekson se Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve plotësisht të normalizuara mbetet ndër kushtet kryesore për anëtarësimin e saj në BE.
Të lidhura
None found
Në raport thuhet se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh, mbetet një çështje serioze dhe njëherazi vendimtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Miratimi i këtij raporti u bë gjatë sesionit të verës 2026 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gjatë debatit për këtë raport, deputetja britanike dhe anëtarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns, mbajti një fjalim të ashpër për mënyrën se si funksionojnë institucionet në Serbi.
Ajo tha se sjellja e një shteti ndaj vendeve fqinje tregon qartë edhe mënyrën se si ai qeveriset dhe si vepron brenda kufijve të vet.
Sipas Kearns, mënyra se si një qeveri sillet me fqinjët pasqyron edhe ushtrimin e pushtetit ndaj qytetarëve të saj. Ajo tha se kjo është parë te Vladimir Putin, ku agresioni jashtë vendit ka ecur paralelisht me shtypjen e zërave kritikë brenda vendit, dhe shtoi se i njëjti model, sipas saj, shihet edhe në Serbi. Kearns deklaroi se Serbia ka mbështetur personat e përfshirë në sulm, u ka dhënë strehim autorëve që qëndrojnë pas sulmit në Banjskë dhe, sipas provave, i ka armatosur ata, gjë që, sipas saj, mund të vërtetohet edhe nga numrat serikë të armëve të përdorura.
