Vllaznia ka bërë publik pak minuta më parë afrimin e ri në merkato, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut Xhezair Avduli. Futbollisti 22-vjeçar vjen nga skuadra e Arsimit të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë lëvizje, trajneri Edi Martini fiton alternativa shtesë në repartin defensiv, teksa po afrohet përballja ndaj Malishevës në raundin e parë të Conference League.
Të lidhura
None found
Klubi shkodran, në njoftimin e tij, është shprehur: “KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër, Xhezair Avduli, mbrojtësin e majtë 21-vjeçar, i cili bashkohet me kuqeblutë me një kontratë 3-vjeçare.
Avduli vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes klubit tonë dhe KF Arsimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Një futbollist i ri, me potencial dhe perspektivë për të ardhmen, që do të jetë pjesë e projektit tonë afatgjatë.
I urojmë Xhezairit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në familjen e madhe të Vllaznisë”, ka shkruar klubi shkodran.
