“Kryeqeni i ka hedhur pitbullët pa zinxhir”, Dosti rendit me emra personat nga të cilët, sipas tij, duhet të ruhen protestuesit

Me një reagim të gjatë, të mbushur me ironi dhe satirë të fortë, analisti Adriatik Riza Dosti ka komentuar protestën e opozitës në Tiranë dhe polemikat që janë ndezur rreth saj.

Në qëndrimin e tij, ai sulmon një sërë gazetarësh, analistësh dhe figurash publike, për të cilët thotë se janë pozicionuar kundër protestës dhe pjesëmarrësve të saj. Sipas Dostit, pushteti ka vënë në lëvizje mbështetësit e vet për ta goditur protestën në sytë e opinionit publik.

Të lidhura

None found

Ai përmend edhe emra të njohur të medias dhe jetës publike në Shqipëri, duke i akuzuar se po punojnë për të diskredituar protestën dhe organizatorët e saj.

Po ashtu, Dosti tallet me deklarata që, sipas tij, e lidhin protestën me ndikime të ndryshme politike dhe gjeopolitike. Në mënyrë satirike, ai përfshin në këtë koment edhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut, diasporën shqiptare, si dhe personazhe të ndryshëm politikë të rajonit.

Në shkrimin e tij ai ndalet edhe te kryeministri Edi Rama, ndaj të cilit ngre akuza të shumta, duke pretenduar se po përpiqet t’i heqë legjitimitetin protestës dhe protestuesve.

Sipas analistit, reagimet kundër protestës kanë ndihmuar që të dallohen qartë kampet politike dhe pozicionimet e aktorëve të ndryshëm publikë. Ai e përfundon tekstin me një mesazh sfidues ndaj pushtetit, duke lënë të kuptohet se përplasja politike rreth protestave do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Shkrimi i plotë:

Protestës dhe protestuesve…

Kujdes!

…Sepse kryeqeni ka lëshuar drejt jush, pa zinxhir e pa asnjë kontroll, pitbullët e tij.

Quhen Mero, Mut Nano, Baton, Syci, Albatros, D.Hila, Kol kyci, Frrok, Gj.Lluca etj.

Bëjnë gam gam… ulërasin… lehin… kërkojnë të të kafshojnë, por deri tani ka dalë se të hanë Mu…n.

Atë B.Gonxhen ndihmojeni pak o njerëz se… nuk po i shiten fare biletat për koncertin e K.West… ndaj edhe s’ka faj i ziu që fajëson protestën dhe protestuesit…

Barom – presidentin, pasi e bom synet në Meke… e kena çu me hudh zara e me shti fall për Ramen e për vete… diku andej nga Uzbekistani e Kirgiztani… e ishalla po i bien 2 gjashta bashkë… se gjynah i ziu.

Edhe Erion – bibilushi kundër protestës e protestuesve?

Po ti, sa një shishe uji që mbajnë në dorë ata… je o Erion, ç’mutin do që ngatërrohesh me historira të tilla….

Kujdes se janë zgjuar nga gjumi edhe Arixhofkat e Edvinit… njera quhet Lindita dhe e ka mbaruar shkollën me 5… e tjetra quhet Kushi… motra biologjike e Fernandelit.

Nuk mungon si zakonisht në raste të tilla edhe ajo Rudina Xhungla e Dritare .net… ose thënë ndryshe… e pa dyerve dhe e pa dritareve…

Si një Kone e ngordhur mjaullin ndër dhëmbë edhe Spiropallesha po nejse… varjani ehuuu sa buçe ka pazari… po të merresh me të gjitha të ikën jeta për lesh.

E revoltuar ndaj protestës e protestuesve kish reaguar edhe ajo provincialja budallaqe e Roskovecit… Zeqineja… e cila sa herë flet më kujton një shprehje të një mikut tim të mirë e të hershëm tironas që e përdorte shpesh në kësi rastesh… kjo ose ky jon njisoj si puna e asaj biçikletës rrangallë që ene hapur ta lësh… e ti kesh lon një 50 leksh ke shala… 50 lekshin marrin e biçikletën s’ta lu njeri.

Kujdes… se tani i morëm vesh saktë edhe armiqtë brenda nesh…

Njeri quhet Dritan Goxhaj, një terrorist që ani pse ka luftuar me armë në dorë në radhët e UÇK për çlirimin e Kosovës… intelligjenca sekrete iraniane e ka komprometuar për ta përdorur për vete… pikërisht në një ditë e në një ngjarje të tillë si kjo… protesta e Tiranës për të rrëzuar Ramën.

Kujdes… se tani u mor vesh qartë fare se “diasporën” shqiptare për të mbrojtur shqiptarët… nga Kosova na i dërgon Albin Kurti e nga Maqedonia e Veriut

na i dërgon Kim Mehmeti.

Kujdes… se grekët aty në protestë komandohen që nga Himara nga Vangjel Dule e Fredi Beleri…

Kujdes se interesat serbe aty në protestë i mbron Baton Haxhiu… pavarësisht se bën sikur mbron Ramen hahaha.

Kujdes se Sorrosin aty në protestë e përfaqësojnë Dalina Fico dhe Iris Luarasi… të cilave Rama s’ka çu thotë dot se… është në “konflikt interesi”.

Anti-amerikanizmin… jashtë proteste sigurisht që duhet ta përfaqësojë armiku më i tërbuar i kapitalizmit dhe imperializmit të deri djeshëm amerikan… ai që thotë se… pushtetin e fituam me gjak… e po me gjak do ta mbrojmë e do ta dorëzojmë…. Gramozi i 2 prillit… e thashë mirë o Edvin?

Kujdes… se siç thamë… terroristët iranianë i përfaqëson ky Dritan Gonxhja… ok

Flamingot… sigurisht që i përfaqëson ambientalisti i mirënjohur Sazan Guri.

Po protestuesit anti Trump kush i përfaqëson vallë në këtë kodosh protestë gati 1 mujore anti Rama në Tiranë… e vrava mendjen goxha dhe më së fundi e gjeta…

Të takon ty vetë të parit të jesh përfaqësuesi legjitim dhe më aktiv i tyre o Edvin… se o e ke përgojuar e sharë madje edhe publikisht presidentin amerikan Donald Trump ti o askush tjetër…

Dhe çudi se si ai s’ka gjetur ende kohë të merret qoftë edhe 1 minutë të vetme me ty… dhe e di fort mirë ti se çfarë vlere ka ai 1 minuteshi amerikan… ndaj dhe puna është… ishalla po të vjen e të ka ardhur sahati… siç thotë populli.

Si ju kishe thënë sot protestës e protestuesve o Edvin… Fuck You… ok… të shohim se kush do të “ashtuset” i fundit… se me atë do mbyllet historia e kësaj historie.


Shtuar 23.06.2026 15:49

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş