Memedi: Në Klinikën e Fëmijëve, vdekshmëria ka rënë në gjysmën e nivelit të vitit të kaluar

Në 17 vitet e fundit, Klinika e Fëmijëve në Shkup ka shënuar nivelin më të ulët të vdekshmërisë së pacientëve gjatë këtij viti. Drejtori i kësaj klinike, Rexhep Memedi, bëri të ditur se gjatë tremujorit të parë është regjistruar një normë vdekshmërie prej 0.27 përqind, ose dy herë më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Memedi sqaroi se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2026, përqindja e pacientëve që humbën jetën në raport me numrin e të shtruarve në spital ishte 1.51 përqind, ndërsa në vitin 2015 kjo shkallë kishte rënë në 0.51.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se edhe në periudhën nga viti 2009, kur funksiononte sistemi informativ i Klinikës, e deri në vitin 2013, vdekshmëria ka qenë e lartë, me mbi një për qind çdo vit.

“Shifrat për tremujorin e parë të këtij viti janë veçanërisht inkurajuese. Në tremujorin e parë, shkalla e vdekjeve është 0.27 për qind, që është niveli më i ulët në 17 vitet e fundit dhe gati dy herë më i ulët se një vit më parë. Në tremujorin e parë të këtij viti, nga 1841 pacientë të shtruar, pesë kanë vdekur, që është 7.5 herë më pak se pesë vjet më parë”, deklaroi Memedi.

Sipas tij, ky tregues përbën një parametër thelbësor për cilësinë e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në Klinikën e Fëmijëve, falë angazhimit të pediatërve më të mirë dhe të gjithë stafit mjekësor./Telegrafi/


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş