Xhixho: Në Tiranë, kostoja e jetesës është ndër më të lartat në Europë dhe paga mesatare nuk del deri në fund të muajit

Deklaratë e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Sipas saj, Tirana që paraqitet nga Kryeministri si një histori europiane suksesi, në të vërtetë rezulton të jetë qyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton për të përballuar muajin.

Të lidhura

None found

Ajo thekson se shifrat janë tronditëse.

Sipas deklaratës, një familje me katër anëtarë, ku dy të rritur paguhen me pagë mesatare, detyrohet të përdorë 89% të të ardhurave vetëm për një jetesë normale, duke përfshirë ushqimin, qeranë dhe shpenzimet bazike. Kjo, sipas saj, do të thotë se familjeve shqiptare u mbetet vetëm 11% e të ardhurave për kursime, investime, përballimin e emergjencave apo edhe pushime.

Xhixho shprehet se krahasimi me rajonin e bën edhe më të dukshëm dështimin e kësaj qeverisjeje. Ajo thotë se në Shkup një familje shpenzon 67% të të ardhurave mujore për jetesën, ndërsa në Beograd 68.2%. Po sipas saj, familjet shqiptare me pagë mesatare neto mujore zyrtare prej 760 euro, nëse jetojnë vetëm, duhet të shpenzojnë të paktën 853 euro në muaj, çka do të thotë se harxhojnë më shumë sesa paga që marrin.

Ajo e cilëson po aq dramatike edhe gjendjen e strehimit, duke theksuar se Tirana renditet si qyteti i dytë më pak i përballueshëm në Europë sipas raportit qira-pagë. Sipas saj, qiratë konsumojnë mbi 93% të pagave lokale dhe kjo tregon qartë se për të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet e zakonshme, strehimi është kthyer në një luks të paarritshëm.

Në deklaratë thuhet se qeveria dhe bashkia vazhdojnë të ndërtojnë një qytet për një grusht njerëzish, të cilët, sipas saj, e kanë kthyer sektorin e ndërtimit në sektorin kryesor për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit.

Ajo shton se transporti publik mbetet primitiv dhe nuk mbulon zona të tëra të Tiranës. Për këtë arsye, sipas saj, për mijëra familje makina nuk është luks, por një domosdoshmëri për të dërguar fëmijët në shkollë, në kopsht apo për të shkuar në punë.

Sipas Xhixhos, sapo qytetarët blejnë një makinë, përballen menjëherë me një tjetër problem të krijuar nga kjo qeverisje, mungesën e parkimit.

Ajo deklaron se në një qytet ku ndërtohet pa kriter në çdo metër katror, 84% e banorëve të Tiranës përballen vazhdimisht me vështirësi për të gjetur një vend parkimi. Vetëm në parkimet e Bashkisë së Tiranës, sipas saj, qytetarët paguajnë rreth 7 milionë euro në vit. Ndërsa në total, në të gjitha parkimet me pagesë të kryeqytetit, qytetarët paguajnë rreth 15 milionë euro në vit, pa përfshirë pagesat informale dhe kostot e parkimit nëpër lagje.

Sipas saj, qytetarët jo vetëm jetojnë në një nga qytetet më të shtrenjta të Europës, por detyrohen të paguajnë çdo vit miliona euro edhe për parkimin, i cili është kthyer në një kosto të jashtëzakonshme dhe në një shqetësim të përditshëm në kaosin total të një qyteti që, sipas saj, është bërë i pajetueshëm.

Ajo e përshkruan këtë si Tiranën reale.

Sipas deklaratës, kjo është Tirana që ende nuk ka ujë 24 orë në ditë.

Po ashtu, ajo thotë se kjo është Tirana ku ende ka shkolla ku nxënësit zhvillojnë mësimin me 2 turne.

Ajo shton se kjo është Tirana ku transporti publik është larg standardeve europiane dhe ku parkimi është luks.

Sipas saj, kjo është edhe Tirana ku familjet nuk arrijnë të blejnë një banesë, ndërsa çdo ditë ngrihen kulla të reja ku një metër katror kushton të paktën 5 mijë euro.

Xhixho deklaron se, ndërsa qytetarët luftojnë për të përballuar jetesën, qeveria vijon të favorizojë një model zhvillimi që, sipas saj, i shërben pastrimit të parave, korrupsionit dhe një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin.

Ajo thotë se këto janë vetëm disa nga arsyet pse qindra mijëra qytetarë protestojnë sot çdo ditë. Sipas saj, Tirana është bërë e pajetueshme për shumicën dhe e privilegjuar për pakicën, sepse qytetarët refuzojnë të pranojnë një kryeqytet ku 89% e të ardhurave shkojnë për mbijetesë, ku qiratë marrin mbi 93% të pagës, ku 84% e banorëve nuk gjejnë parkim dhe ku paguhen 15 milionë euro në vit për një shërbim që mungon.

Sipas deklaratës, çdo qytetar ka një hall të madh familjar që e ka çuar në atë shesh.

Ajo rendit se dikujt i është grabitur prona, dikush është i papunë, dikujt i janë larguar fëmijët jashtë vendit, dikush paguhet aq pak sa nuk i dalin as për ilaçe dhe shpenzime të tjera, dikush nuk arrin të çojë fëmijët në shkollë për shkak të rritjes së kostove, ndërsa dikush tjetër ka një biznes, por sipas saj e mbyt qeveria me korrupsion dhe taksa.

Në fund, Xhixho shprehet se ka vetëm një zgjidhje, vetëm një perspektivë dhe vetëm një rrugë: largimin e EDI RAMES dhe të qeverisë më plaçkitëse që, sipas saj, ka parë historia e Shqipërisë.


Shtuar 23.06.2026 14:11

Tags: ,
Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş