Në orët e para të mëngjesit, në territorin e rrethit të Krujës është ndërmarrë një operacion për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë këtij aksioni, forcat e policisë kanë kryer kontrolle si në terren, ashtu edhe në ambiente të mbyllura, duke e përqendruar vëmendjen veçanërisht në njësinë administrative Cudhi.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit u konstatuan dhe më pas u asgjësuan me djegie një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis.
Njëkohësisht, shërbimet policore kanë kontrolluar edhe ambiente të mbyllura, ku ekzistojnë dyshime se kanabisi mund të kultivohet me përdorimin e llambave speciale.
Në bashkëpunim me OSHEE-në, po kryhen gjithashtu verifikime në zona që konsiderohen me risk të lartë për kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia ka bërë me dije se operacioni do të vijojë dhe do të zgjerohet edhe në njësitë e tjera administrative të rrethit të Krujës.
