Policia e Durrësit njoftoi se është vënë në zbatim masa e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një 41-vjeçari, i dyshuar për tentativë vrasjeje.
Sipas uniformave blu, masa është ekzekutuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 08.06.2023.
Të lidhura
None found
Bëhet fjalë për shtetasin E. H., 41 vjeç, banues në Shijak, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 01.06.2023, në Shijak, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. Ç.
Policia bëri të ditur gjithashtu se materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
