Francë – Irak rifillon me pjesën e dytë pas mbi dy orësh ndërprerje

Takimi i Kupës së Botës mes Francës dhe Irakut pritet të vazhdojë pas një ndërprerjeje të zgjatur, e shkaktuar nga moti i keq dhe rreziku i goditjeve të rrufeve në afërsi të stadiumit.

Sipas njoftimit të FIFA-s, pjesa e dytë do të nisë në orën 1:50 me kohën lokale, ndërsa lojtarët do të zbresin në fushë 20 minuta më parë për nxehmje. Kjo nënkupton se nga mbyllja e pjesës së parë deri në rinisjen e ndeshjes do të kenë kaluar pak më shumë se dy orë.

Të lidhura

None found

Në fillim ishte bërë e ditur se ndërprerja do të zgjaste 30 minuta, por zhvillimet meteorologjike nuk e bënë të mundur rikthimin e menjëhershëm në lojë, duke detyruar skuadrat dhe tifozët të presin për më shumë se dy orë.

“Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe rrezikut të goditjeve nga rrufeja pranë stadiumit, ndeshja e Kupës së Botës FIFA midis Francës dhe Irakut është pezulluar përkohësisht. Situata po vazhdon të monitorohet për të përcaktuar nëse do të jenë të nevojshme vonesa të mëtejshme. FIFA do të ndjekë protokollet e sigurisë të përcaktuara nga autoritetet lokale dhe ndeshja do të rifillojë sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Siguria dhe mbrojtja e të gjithë personave është përparësi e FIFA-s. Falënderojmë të gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Kjo ndërprerje e gjatë është konsideruar si një rast i pazakontë në këtë Botëror, ndërsa organizatorët kanë ritheksuar se mbrojtja e futbollistëve, stafit dhe tifozëve mbetet përparësi absolute.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş