Andy Burnham është shprehur se është ende herët për t’u hapur diskutimi mbi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja kombëtare, teksa ai futet në garë për të marrë drejtimin e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer.
I pyetur nga gazetarët nëse, në rast se do të bëhej kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, do të shpallte zgjedhje të përgjithshme, Burnham u përgjigj: “Mendoj se po shkoni disa hapa përpara”.
Të lidhura
None found
Pas zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar, ish-kryebashkiaku i Manchester pritet të bëjë sonte betimin si deputet i Makerfield. Pasi zyrtarizoi kandidaturën për postin e kryeministrit dhe për udhëheqjen e Partisë Laburiste, ai u përball edhe me pyetje lidhur me një postim të mëparshëm në rrjetin social X, ku në vitin 2022 kishte kërkuar zgjedhje të menjëhershme pas dorëheqjes së Liz Truss.
Burnham nënvizoi se fokusi i tij për momentin është marrja e mandatit si deputet i Makerfield, duke shtuar se mbeten ende “shumë pengesa për t’u kapërcyer” para se të flitet për zgjedhje të reja.
Ai tha gjithashtu se ndihet i trishtuar që po ndahet nga Mançesteri, qyteti që ka drejtuar prej vitesh, por njëkohësisht u shpreh me shpresë se para tij po hapet një fazë e re pozitive në jetën politike.
Deri në këtë moment, Burnham është i vetmi politikan që ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin për drejtimin e Partisë Laburiste dhe, rrjedhimisht, edhe potencialisht për postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.
