PZAP i hedh poshtë kërkesat e kandidatëve të PDK-së për rinumërim të përgjithshëm të votave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka cilësuar të pabazuara dhe i ka refuzuar ankesat e dy pretendentëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kërkonin rinumërim të plotë të votave preferenciale në të gjithë vendin.

Këto kërkesa u dorëzuan pas Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të zhvilluara më 7 qershor 2026. Sipas tyre, fakti që ishte vendosur rinumërim i pjesshëm në disa vendvotime ngjallte dyshime se pasaktësi mund të kishte edhe në pjesën tjetër të procesit të numërimit.

Të lidhura

None found

Në vendimet e miratuara në seancën e 22 qershorit, PZAP ka arritur në përfundimin se pretendimet e paraqitura mbeten në nivel hamendësimesh dhe nuk mbështeten me prova konkrete dhe materiale.

Në ankesat e tyre, kandidatët i janë referuar vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 185 vendvotimeve të rregullta, që përbëjnë rreth 7.41 për qind të 2,498 vendvotimeve gjithsej. Ata kanë argumentuar se gabimet e konstatuara në këtë mostër mund të tregonin për parregullsi edhe në vendvotime të tjera.

Bekim Haxhiu, i renditur me numrin 109 në listën e PDK-së, kishte nënvizuar se pas rinumërimit kishte marrë gjashtë vota shtesë, ndërsa diferenca me kandidatin që ndodhej para tij mbetej 102 vota. Qëndrim Kryeziu, i renditur me numrin 103, pretendonte se atij i takonin 589 vota shtesë nga ky proces.

Nga ana e saj, KQZ kishte kërkuar që ankesat të refuzoheshin, duke sqaruar se rinumërimi i 185 vendvotimeve përbënte një mekanizëm ligjor kontrolli dhe jo provë të ekzistencës së parregullsive sistematike. Po sipas KQZ-së, pretendimi i Kryeziut për 589 vota shtesë nuk qëndronte, sepse të dhënat zyrtare tregonin se ai kishte vetëm dy vota më pak pas rinumërimit.

Në arsyetimin e tij, PZAP ka theksuar se përdorimi i një mostre kontrolluese nuk krijon prezumim juridik për pasaktësi të përgjithshme në procesin e numërimit. Paneli ka sqaruar se rinumërimi i plotë mund të urdhërohet vetëm kur ka prova për parregullsi të mëdha dhe sistematike.

“Nuk mund të urdhërohet rinumërimi i plotë vetëm mbi bazën e pretendimeve hipotetike apo dyshimeve abstrakte, por vetëm kur ekzistojnë fakte dhe prova objektive”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Sipas vlerësimit të panelit, ndryshimet e konstatuara në vendvotimet që iu nënshtruan rinumërimit kanë qenë minimale dhe në të dy drejtimet, çka nuk dëshmon për parregullsi të përgjithshme.

Palët mund t’i kundërshtojnë këto vendime në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.


Shtuar 22.06.2026 13:17

Tags: , ,
matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet