Starmer largohet, i gjashti kryeministër që rrëzohet në 10 vitet pas Brexit-it

Keir Starmer, i mbetur i vetëm dhe pa mbështetje, vendosi të tërhiqet në fund të rrugëtimit të tij politik, duke u bërë gati t’ia dorëzojë detyrën e kryeministrit Andy Burnhamit.

Në deklaratën e mbajtur përpara Doëning Street dhe mes emocionesh që nuk arriti t’i fshihte, Starmer vlerësoi përpjekjet për “ringritjen e një partie të dështuar politikisht, financiarisht dhe moralisht”, por tha se “Pyetja që partia ime po bën tani është nëse unë jam personi i duhur për ta udhëhequr drejt zgjedhjeve të ardhshme.”

Të lidhura

None found

Ai shtoi më tej: “Vendimi im është të vendos vendin në radhë të parë. Për këtë arsye jap dorëheqjen. Këtë mëngjes kam biseduar me Madhërinë e Tij, që e ka pranuar dorëheqjen time”.

Shefi i qeverisë britanike e kaloi fundjavën i mbyllur në izolim, me shpresën se do t’i bënte ballë trysnisë. Megjithatë, në fund u detyrua të pranonte situatën: edhe ministrat që i qëndronin më pranë i kërkuan të vendoste një afat për largimin dhe për kalimin e pushtetit te Burnham, një proces që mund të mbyllet në shtator.

Tashmë Burnham, që është kryebashkiak i Mançesterit, po përgatitet të bëhet kryeministri i shtatë i Britanisë që prej referendumit për Brexit-in. Ironikisht, 10-vjetori i atij referendumi bie pikërisht nesër. David Cameron dha dorëheqjen menjëherë pas rezultatit të votimit të mbajtur më 23 qershor të 2016-tës. Më pas, në të njëjtën mënyrë, u larguan njëri pas tjetrit Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe tani edhe Keir Starmer.

Starmer kishte hyrë në Doëning Street pak më shumë se dy vjet më parë, me një shumicë dërrmuese prej dy të tretash të vendeve në Parlament, kujton Corriere della Sera. Por shumë shpejt ai u kthye ndoshta në kryeministrin më pak popullor të historisë moderne britanike, madje edhe më jopopullor se Boris Johnson apo Liz Truss, e cila brenda vetëm shtatë javësh e çoi Britaninë në prag të krizës financiare.

“Nuk e kuptoj politikën”, kishte pranuar ai dikur, një pohim që, sipas ekspertëve, nuk tingëllon aspak inkurajues për dikë që synon të qeverisë një vend. Në thelb, Starmer mbeti gjithnjë ai që kishte qenë: një avokat dhe ish-prokuror i përgjithshëm, i formuar me ligjin dhe procedurat, por jo me prapaskenat, intrigat dhe përplasjet ideologjike të Ëestminsterit.


Shtuar 22.06.2026 12:19

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis