Mbrëmjen e djeshme, një 51-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme gjatë një koncerti në Madison Square Garden në New York City, sipas autoriteteve lokale.
Policia e New York-ut, bëri të ditur se ekipet e emergjencës gjetën viktimën, të identifikuar si Paul Cooker nga Connecticut, pa ndjenja dhe me dëmtime të rënda që përputhen me një rënie nga një “pozicion i lartë”.
Të lidhura
None found
Ai u transportua menjëherë në spital, por më pas u shpall i vdekur.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani është përjashtuar mundësia e një akti kriminal.
Sipas raportimeve, 51-vjeçari ndodhej në koncert së bashku me bashkëshorten e tij për të ndjekur performancën e grupit rock Goose.
Në një reagim, grupi muzikor u shpreh “thellësisht i tronditur” nga ngjarja tragjike. Ata njoftuan gjithashtu se koncerti i tyre i së dielës në Central Park, do të zhvillohej dhe të ardhurat do të dhuroheshin për një organizatë bamirësie që mbështet fansat dhe komunitetin e tyre. “Ne menduam me kujdes nëse duhet të performonim sot dhe arritëm në përfundimin se mënyra më e mirë është të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, thuhet në deklaratën e grupit.
